Insajderi
Lajme

Fabrika gjermane që do punësojë mbi 500 persona në Podujevë

Insajderi
29 May 2016 - 12:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fabrikë gjermane pritet të punësojë mbi 500 persona në qytetin e Podujevës, pas dakordimit të tyre për të investuar në Kosovë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të mbajtur nga Ministri i Punës, Arban Abrashi dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, së bashku me një grup inevstitorësh gjerman.

Abrashi tha se puna që do të bëhet në këtë fabrikë është përpunimi ushqimor, përkatësisht i perimeve.

Ai shtoi se një grup i të punësuarve në këtë fabrikë do të kenë mundësinë që të trajnohen në Gjermani. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark