Insajderi
Botë

Ka dhënë dorëheqje kryenegociatori i opozitës siriane

Insajderi
30 May 2016 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryenegociatori i opozitës siriane, Mohammed Alloush, ka dhënë dorëheqje nga procesi i bisedimeve për paqe në Siri, i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Alloush, nga Komiteti i Lartë Negociator, ka thënë se bisedimet nuk kanë sjellë marrëveshje politike dhe nuk kanë lehtësuar gjendjen e sirianëve në zonat e rrethuara.

“Të trija rrethet e bisedimeve kanë qenë të pasuksesshme, për shkak të kokëfortësisë së regjimit dhe bombardimeve të vazhdueshme kundër popullit sirian”, ka thënë Alloush.

Komiteti i Lartë Negociator, i mbështetur nga Arabia Saudite, për muaj të tërë ka shprehur zhgënjim në lidhje me përparimin e bisedimeve të Gjenevës.

Ai ka kritikuar mungesën e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara, lirimin e ngadalshëm të të burgosurve politikë dhe mungesën e lëvizjes drejt një tranzicioni politik në Siri, pa presidentin Bashar al-Assad.

Armëpushimi mbarëkombëtar midis rebelëve dhe forcave qeveritare, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, është ende në fuqi, por shkelet shpesh.

Dorëheqja e Alloushit mund të nxisë braktisje të tjera të grupit negociator.

Mbi 250,000 sirianë janë vrarë dhe 11 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë, prejse ka nisur lufta civile në këtë vend, në vitin 2011./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark