Insajderi
Lajme

Thaçi do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të Evropës Juglindore

Insajderi
30 May 2016 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të Evropës Juglindore që do të mbahet nga 31 maj deri më 1 qershor në Sofje të Bullgarisë.

Takimi është organizuar nga Bullgaria me rastin e përfundimit të mandatit njëvjeçar të Bullgarisë si Kryesuese e radhës e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Në këtë takim, përveç presidentëve, pritet të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të ftuara.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar presidentët Bujar Nishani, Nicolae Timofti, Kolinda Grabar-Kitanović, Bakir Izetbegoviq, Filip Vujanović, Hashim Thaçi dhe George Ivanov, Kryeministri Daçian Čološ si dhe Zevendeskryeministrat Karl Erjavec dhe Turgul Turkeş

Në një njoftimi të Ambasadës së Bullgarisë në Kosovë, thuhet se Në takimin e nivelit të lartë do të  miratohet edhe deklarata jubilare, që  pasqyron arritjen e Procesit  gjatë dy dekadave të fundit.  Në të, vëmendje e posaçme do t’u kushtohet  veprimeve të përbashkëta për zhvillimin e ardhshëm të rajonit.

Bullgaria ka qenë kryesuese e radhës së Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që nga  korriku i vitit 2015.

“Një vëmendje e posaçme në kohën e Kryesisë i ishte kushtuar migracionit dhe  fluksit të refugjatëve, që kërkojnë bashkëpunim më aktiv dhe veprime të përbashkëta. Me   këtë qëllim  në kohën e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme  gjatë muajit shkurt  të këtij viti në Sofje,  me iniciativën  e ministrit të jashtëm bullgar u miratua  Deklarata e përbashkët  për  përballimin e sfidave, që rrjedhin nga flukset e migracionit”, thuhet në njoftimin për media të ambasadës./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark