Insajderi
Botë

Arabia Saudite drejt rekordit për ekzekutime këtë vit

Insajderi
30 May 2016 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre për numrin e ekzekutimeve që po ndodhin këtë vit në Arabinë Saudite.

Numri i të ekzekutuarve është më i lartë këtë vit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,  njoftojnë organizatat.

Një person nga Nigeria është ekzekutuar së fundi, duke shënuar ekzekutimin e 95 për këtë vit, shkruan The Independent.

Fahd Houssaëw, është ekzekutuar  të dielën në qytetin e Taif-it, ka raportuar  agjencia SPA.  Ai ka qenë i dënuar me vdekje për vrasjen e një personi të sigurisë  të quajtur  Abdul-Ghani Al-Thubaity.

Sipas trendit aktual, numri i njerëzve të dënuar me vdekje mund të arrijë më shumë se 100 në gjysmën e parë të vitit .

Në total 158 persona janë vrarë vitin e kaluar për vdekje në Arabinë Saudite. Shumicës u janë prerë kokat ose janë vrarë me pushkatim./Insajderi.com

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark