
Konsulli i Kosovës në Turqi, Rrahim Morina thotë se Federata Turke e Futbollit – TFF, ka luajtur një rol të madh për pranimin e Kosovës në institucionet më të larta të futbollit botëror.
Në një deklaratë për Anadolu Agency, Morina ka falënderuar TFF-në për atë cfarë ka bërë Turqia në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në FIFA.
Për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, TFF ka luajtur një rol të madh. Unë e kam përcjell së afërmi futbollin turk dhe lidhjet e saj me Kosovën dhe e di se cfarë keni bërë për ne[Kosovën] në këtë aspekt”, thotë Morina, raporton Insajderi.
Kosova u pranua në UEFA më 3 maj, për tu anëtarësuar përfundimisht si anëtare e plotë e FIFA-s vetëm 10 ditë më vonë në Kongresin që u mbajt në Meksikë.
Madje, në Kongresin e përgjithshëm të FIFA-s kur erdhi radha e rendit të ditës dhe diskutimit për pranimin e Kosovës në FIFA, ishte delegati turk Senezh Erzik, i cili e mbrojti futbollin e Kosovën duke thënë se “Kosova duhet të jetë anëtare e FIFA-s”.
Kosova ka zhvilluar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen turke para dy vitesh më Mitrovicë, të cilën e ka humbur me rezultat 6-1. /Insajderi.com