Insajderi
Lajme

Kompania austriake interesohet për të investuar në fushën e ujërave të zeza

Insajderi
31 May 2016 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur sot në takim një delegacion të kompanisë austriake “Shneider”, të cilët shprehën interesimin e tyre për investime në fushën e ujërave të zeza.

Ministria e Mjedisit njofton përmes një komunikate për media se Zëvendësministri Shala, fillimisht e njoftoi delegacionin nga Austria me legjislacionin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila rregullon fushën e trajtimit të ujërave të zeza, duke thënë se Kosova në këtë aspekt qëndron mirë dhe se është e gatshme të krijojë kushte të volitshme për të gjithë investitorët e huaj.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Rupert Kaspar, falënderoi zëvendësministrin Shala për pritje, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të investuar në fushën e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark