
Kryetari VV-së , Visar Ymeri , gjatë ditës së sotme ka vizituar disa kultivues perimesh dhe ndërmarrës të ndryshëm nga qyteti i Klinës, ku ka lavdëruar punën që po bëhet atje nga qytetarët.
Ai ka thënë se qeveria e Kosovës po ua vjedh punën këtyre kultivueseve, raporton Insajderi.
“Qytetarët e Kosovës janë punëtorë, por kanë nevojë për qeveri që ua mbron punën, jo që ua vjedh atë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
I pari i Vetëvendosjes vizitoi edhe disa punëtori të dyerve dhe dritareve në qytetin e Klinës.
“Me aktivistët e Klinës dhe deputeten Shqipe Pantina vizituam plantacionin e mollëve “Apple@Honey”, të Mehmet Krasniqit në fshatin Zajm, punëtorinë për prodhimin e dyerve dhe dritareve, të Nezir Sejdiut në Grabanicë si dhe biznesin e Sylë Gashit në Gremnikë”, thuhet në kumtesën e tij. /Insajderi.com