
Përkundër faktit se kryetari i tyre është në burg qysh në vitin 2013,shumica e qytetarët e Skënderajt janë të kënaqur me punën e Sami Lushtakut.
Kështu bëhet e ditur në një anketë të zhvilluar nga UNDP në një raport të titulluar “Mozaikët e Kosovës”, i zhvilluar vitin 2015 por i publikuar javën e kaluar.
E kjo për drejtorin e Institutit për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi është një paradoks i llojit të vet.
Sipas tij, është paradoks kosovar që kryetari i cili nuk e ka pasur asnjë ditë pune në zyre, ngase ka qenë në burg të ketë këtë nivel të mbështetjes nga qytetarët.
“Më 2012, në të njëjtin sondazh, 89.9% qytetarëve kanë qenë të kënaqur me punën e kryetarit, kur kryetari ka qenë i lirë me ushtru detyrën e tij. Tash, a janë të kënaqur që kryetari është në burg, apo si është puna?”, ka shkruar Demi në Facebook. /Insajderi.com