I nominuari për Oscar reagon ashpër ndaj artikullit për ekstremizmin në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I nominuari për Oscar reagon ashpër ndaj artikullit për ekstremizmin në Kosovë

    Insajderi
    31 May 2016 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në listën e personaliteteve të cilët i kanë shkruar gazetës amerikane “The New York Times” në lidhje me artikullin e botuar në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, përpos Petrit Selimit dhe Florin Qehajes, është një personalitet tjetër që nuk ka të bëjë fare me Kosovën.

    Ai është William Sarokin, inxhinier i zërit në Hollywood, i nominuar për “Oscar” dhe që ka punuar në më shumë se 80 filma amerikan.

    Dhe ai është i ashpër ndaj gazetës amerikane gjithashtu edhe ndaj Departamentit amerikan të Shtetit.

    sok

    “Ju shkruani se ‘paratë dhe influenca e Arabisë’ kanë transformuar Kosovën në ‘një front të ekstremizmit islamik dhe xhihadistëve’. Pra, pse Qeveria jonë propagandon fantazinë se sauditët janë acetatët tanë?”, pyet Sarokin.

    Tutje sipas tij, shkollat saudite kanë mësuar xhihadin në të gjithë Lindjen e Mesme, Azi dhe Evropë.

    “Sauditët kanë kryer sulmet e 9 shtatorit; sauditët financojnë aktivitetet anti-semite në të gjithë botën; dhe sauditët trajtojnë gratë si bagëti. Është koha që ta këpusim kordonin. Ata nuk janë miqtë tanë”, përfundon Sarokin në reagimin e tij./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark