
Përfaqësimi gjinor në menaxhmentin e shtatë universiteteve publike të Kosovës është gati zero.
Harjullah Çeku nga organizata “Ec ma ndryshe”, ka publikuar listën e menaxhmentit të këtyre shtatë universiteteve duke shpërfaqur të dhëna shokuese.
Kjo është gjendja e përfaqësimit gjinor në menaxhmentet e shtatë universiteteve publike të Kosovës:
– Asnjë grua rektore
– Vetëm pesë gra prorektore nga afër 20 prorektorë në total
– Vetëm një grua sekretare e përgjithshme
– Vetëm nëntë gra anëtare të Këshillave Drejtues nga afër 50 anëtarë në total
– Asnjë universitet nuk mban emër gruaje
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”
Rektor: Bajram Kosumi
Prorektorë: Shpresë Qamili dhe Dukagjin Leka
Sekretar i Përgjithshëm: Vaxhid Sadriu
Këshilli drejtues: shtatë burra, dy gra
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Rektor: Marjan Dema
Prorektorë: Naser Sahiti, Myrvete Badivuku, Faton Berisha, Afrim Hoti dhe Teuta Pustina
Sekretar i Përgjithshëm: Esat Kelmendi
Këshilli drejtues: nëntë burra, një grua
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”
Rektor: Rame Vataj
Prorektorë: Malush Mjaku, Sadik Idrizi dhe Kadri Kryeziu
Sekretar i Përgjithshëm: Adem Sallauka
Këshilli drejtues: shtatë burra, një grua
Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”
Rektor: Fadil Millaku
Prorektorë: Sabiha Shala, Afrim Selimaj dhe Ibish Mazreku
Sekretar i Përgjithshëm: ??
Këshilli drejtues: shtatë burra, asnjë grua
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Rektor: Shaban Buza
Prorektorë: Januz Bunjaku dhe Mimoza Dushi
Sekretar i Përgjithshëm: Linda Dula Halilabazi
Këshilli drejtues: shtatë burra, tri gra
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
Rektor: Alush Musaj
Prorektorë: Izet Zeqiri, Ali Sadiku dhe Rifat Morina
Sekretar i Përgjithshëm: Xhelal Smakiqi
Këshilli drejtues: nëntë burra, dy gra
Universiteti i Ferizajit (Shkencat e Aplikuara)
Rektor: Agron Bajraktari
Prorektorë: ??
Sekretar i Përgjithshëm: ??
Këshilli drejtues: ??