Insajderi
Botë

Shteti Islamik pranë humbjeve shkatërruese

Insajderi
01 June 2016 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata terroriste e ashtuquajtur Shteti Islamik është duke u përballur me sulme në tri qytetet e mëdha të cilat i ka nën kontroll në Irak e Siri – Falluxha, Mosul, dhe Raqqa.

ISIS me gjasë do të humb këto beteja meqë nuk është e armatosur mirë dhe po lufton prej pozicioneve statike ndërsa po sulmohen edhe nga ajri.  Ata tani janë para një dileme – që të largohen apo të vazhdojnë luftën dhe të pësojnë humbje shkatërimtare për ta, shkruan The Independent.

Tashmë janë bërë dy vite që kur ISIS mori nën kontroll Mosulin, qyteti i dytë më i madh në Irak, dhe para kësaj kishte nënshtruar edhe Falluxhan që është më pak se 100 kilometra më larg.

Por, ditëve të fundit, trupat irakiane kanë depërtuar thellë në qytetin e Falluxhas.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark