Insajderi
Lajme

Fituesi i Big Brother Albania merr librezën e PDK-së

Insajderi
01 June 2016 - 11:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ashtu siç paralajmëroi të martën përmes një komunikate për media, Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot aderimin e ri në këtë parti.  Bëhet fjalë për Vesel Kurtishajn, i cili ishte shpallur fitues në Big Brother Albania.

Ai mori sot librezën e anëtarësimit në parti nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së me anë të një konference për shtyp, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do t’u japë hapësirë të gjithë të rinjve që duan të jenë pjesë e PDK-së, si në aktivitete partiake ashtu edhe në marrjen e përgjegjësive, në të ardhmen, në vendimmarrje.

Në anën tjetër, Kurtishaj tha se ka vendosur të bëhet pjesë e PDK-së pasi kjo parti u krijon hapësirën e duhur të rinjve./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark