Insajderi
Lajme

Ramush Haradinaj e Mimoza Kusari takohen në Prishtinë

Insajderi
01 June 2016 - 11:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë duke pirë kafe në mëngjesin e sotëm me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Insajderi ka siguruar një fotografi të këtij takimi që ka ndodhur në njërin prej lokaleve në Prishtinë.

Haradinaj dhe Kusari-Lila nuk kanë qenë të shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tjerë të tyre.

Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda kanë paralajmëruar krijimin e një partie të re politike ndërsa nuk dihet nëse takimi është bërë me qëllim të lidhjes së ndonjë bashkëpunimi në të ardhmen mes dy palëve.

Në anën tjetër, AAK e Haradinajt tashmë ka lidhur një koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën, ndërsa po insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme.  Zyrtarë të AAK-së disa herë kanë thënë se zgjedhjet do të mbahen brenda këtij viti.

Mimoza Kusari cilësohet si kundërshtare e fortë e AAK-së.  Ajo kishte arritur që të largonte AAK-në nga pushteti në Gjakovë, pasi që në zgjedhjet lokale kishte mundur Pal Lekajn./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark