
Lista prej 46.230 personave të cilët figurojnë në raportin e komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së, del të jetë gati dyfish më e madhe se sa numri i luftëtarëve që UÇK ka pasur në fund të luftës, në vitin 1999.
Drejtuesi i organizatës joqeveritare FOL, Petrit Zogaj, ka publikuar një punim shkencor në të cilin thuhet se numri i të rekrutuarve në UCK në vitin 1999 ka qenë 24.577.
Ky numër është dhënë bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), që pas luftës në Kosovë ishte angazhuar në një numër të madh projektesh e hulumtimesh.
Hulumtimi shkencor ku sqarohet mobilizimi dhe strategjia e rekrutimit të UCK-së ka shërbyer si temë masteri në universitetin e njohur amerikan, Yale. Autorja e hulumtimit është ish-këshilltarja e presidentes Atifete Jahjaga, Garentina Kraja.
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar raportin e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit te UÇK së.
Vetë kryeministri Isa Mustafa tha se numri prej mbi 46 mijë veteranësh ka tejkaluar cdo pritje./Insajderi.com