Koci refuzon të tregojë arsyet pse nuk u emërua ministër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci refuzon të tregojë arsyet pse nuk u emërua ministër

    Insajderi
    02 June 2016 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, emri i të cilit ishte përfolur si ministër i ardhshëm i Drejtësisë, nuk ka dashur të komentojë lajmin se kolegu i tij partiak, Hajredin Kuçi, do të vazhdojë të mbajë pozitën e shefit të Drejtësisë megjithëse ai u emërua edhe si zëvendëskryeministër.

    Insajderi ka kontaktuar përmes telefonit me Kocin, por ai nuk ka dashur që të komentojë lidhur me emërimet e reja në qeveri.

    “Jam jashtë Kosovës,” ka qenë përgjigja e tij e shkurtë dhe nuk ka dashur të komentojë më tepër me gjithë insistimin e redaksisë.

    Në një konferencë për media, Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njoftuan sot se në pozitat e lëna bosh nga Hashim Thaci në Qeveri do të punojnë Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj.

    Enver Hoxhaj u emëruar si Ministër i Jashtëm, ndërsa Kuçi si zëvendëskryeministër.

    Por, mediat kanë raportuar javë më parë se Gani Koci pritet që të bëhet ministër i Drejtësisë kur Hajredin Kuçi të marrë detyrën e zëvendëskryeministrit./Insaderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark