Limajt i duhen rreth 50 mijë euro për ta kompletuar milionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limajt i duhen rreth 50 mijë euro për ta kompletuar milionin

    Insajderi
    02 June 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, sipas deklarimit të  pasurisë për vitin 2016 del që ka pasuri gati 1 milionë euro – saktësisht 951 mijë e 924 euro.

    Limaj ka deklaruar dy banesa në vlerë prej 150 mijë eurove. Ndërsa vlera e shtëpive që ai i ka deklaruar se janë pasuri familjare është 759 mijë euro. Limaj posedon një veturë të tipit Audi A6 ne vlerë 30 mijë euro, njofton Agjencia Kundër Korrupsion.

    Ndryshe Limaj ende po paguan kredinë të cilën thotë ta ketë marr për rregullimin e shtëpisë ne vlerë prej 40 mijë euro. Ndërsa të hyrat vjetore të tij janë 16 mijë e 524 euro. /Insajderi.com

    Dokument: Publikimi i pasurisë së Fatmir Limajt


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark