Japoni, gjendet i gjallë 7-vjeçari i zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Japoni, gjendet i gjallë 7-vjeçari i zhdukur

    Insajderi
    03 June 2016 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali u gjet nga një ushtar i cili rastësisht hyri në barakën ku ishte strehuar ai. Ustari e kishte pyetur nëse ishte Tamato, ndërsa djali ishte përgjigjur me një “po”. 7-vjeçari më pas i kishte thënë se ishte shumë i uritur.

    Sipas të dhënave të para, Yamato kishte kaluar nëpër male derisa kishte gjetur barakën si një vend të sigurt për t’u strehuar.

    I ati i djaloshit të gjetur tha se i kishte kërkuar falje të birit, ndërsa mes lotësh falënderoi të gjithë ata që ishin përfshirë në misionin për kërkimin e Yamatos.

    Në fillim, prindërit e tij thanë se ai u zhduk ndërsa ata po shëtisnin në pyll, por më pas pranuan se e kishin lënë vetëm në rrugë, në mënyrë që ta ndëshkonin pasi ishte sjellë keq.

    Prindërit e djaloshit të vogël thanë se, pasi e lanë vetëm u larguan rreth 500 metra dhe, kur u kthyen disa minuta më vonë, ai ishte zhdukur.

    Zona në fjalë është shumë e izoluar dhe njihet për popullimin e madh të arinjve që jetojnë aty. Banorët lokalë thonë se, shumë rrallë kalojnë përmes pyjeve, pasi nuk ka ndriçim dhe ka shumë kafshë të egra. / Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark