Insajderi
Lajme

Historia pas ndërrimit të emrit nga Cassius Clay në Muhammad Ali?

Insajderi
04 June 2016 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vitin 1964, legjenda e boksit që i tha të gjithëve se është “Më i Madhi”, ndërroi emrin në Muhamed Ali, duke e larguar emrin e tij të vjetër, Cassius Clay.

I pagëzuar Cassius Marcellus Clay në nderë të babait të tij, kampioni i madh i sportit të boksit i cili vdiq mëngjesin e të shtunës, largoi emrin me të cilin ishte pagëzuar nga prindërit pasi u konvertua në musliman.

Muhamed Ali mori pjesë rregullisht në konferenca të mëdha të islamit, teksa ai mori pjesë edhe në lëvizjen muzlimane afro-amerikane, në tentim për të përmirësuar gjendjen e afro-amerikanëve në SHBA.

Malcom X ishte një figurë kyçe që ndikoi në Muhamed Aliun duke u bërë këshilluesi i tij ma i madh për islmain, teksa ai së pari u quajt Cassius X, para se të ndërronte komplet emrin në Muhamed Ali (I madhërishmi) në një deklaratë që u regjistrua nga Elijah Muhamed, prijësi i grupit të muslimanëve afro-amerikanë në vitin 1964.

Muhamed Ali i bëri famë vetes me emrin Clay, duke fituar disa luftëra me këtë emër, dhe pak gazetarë pranuan emrin e tij të ri menjëherë, shkruan Telegrafi.

Më vonë, Ali vet u deklarua: “Cassius Clay është emër skllavësh. Unë nuk e kam zgjedhur atë dhe nuk e dua atë. Unë jam Muhamed Ali, një emër i lirë, që do të thotë i dashur nga Zoti dhe unë insistoj që njerëzit ta përdorin këtë emër kur të flasin me mua”.

Në vitin 1975, Ali u konvertua në musliman sunit.

Zgjedhjet radikale të Muhamed Aliut dhe fjalimet e tij inspiruan shumë njerëz.

Kolumnisti i New York Times atë kohë, William Rhoden shkroi: “Veprimet e Muhamed Aliut ndryshuan standardin se nga çka konstituon madhështia e një atleti. Posedimi i një gjuajtje të mirë nga largësia, apo bllokadat në basketboll nuk mjaftonin. Çka keni bërë ju për lirinë e njerëzve tuaj? Çfarë keni bërë për të ndihmuar vendin tuaj që të ketë një jetë normale?”.

Muhamed Ali u konfirmua se ka ndërruar jetë mëngjesin e të shtunës, në një komunikatë nga familja e tij, ku u falënderuan të gjithë për ngushëllimet duke kërkuar privatësi për ta pas humbjes tragjike. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark