Hillary Clinton shënoi edhe një fitore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hillary Clinton shënoi edhe një fitore

    Insajderi
    05 June 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuata, Hillary Clinton, ka shënuar fitore në votimet partiake në Ujëdhesat Virxhine, duke i fituar të shtatë delegatët.
    Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Clinton ka fituar 84.2%, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders, mori 12.2%.

    Sipas rregullave të Komitetit Kombëtar Demokratik, kandidati duhet t’i fitoj së paku 15% që të mund të llogarisë në ndonjë delegat, raporton agjencia AP.
    Aktualisht, Hullary Clinton i ka 1,776, ndërsa Bernie Sanders 1,501 delegatë.

    Tashmë kanë mbetur zgjedhjet partiake në gjashtë shtete, përfshirë Nju Xherzi dhe Kalifornia, ku votohet të martën, e që mund të fitohen 694 delegatë.
    Votimet e fundit mbahen në Distrikt Kollumbia, më 14 qershor. Në garën republikane tashmë udhëheq bindshëm kandidati Donald Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark