Insajderi
Lajme

Limaj nga Prizreni: LDK është bërë copa-copa

Insajderi
05 June 2016 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fatmir Limaj ka mbajtur një tubim në Prizren ku ka hedhur akuza në drejtim të LDK-së. Ka thënë se edhe kjo parti ka hequr dorë nga ndryshimi i gjendjes në këtë qytet, duke thënë se “LDK është bërë copa-copa”.

Limaj u ka thënë prizrenasve se e vetmja alternativë për këtë qytet, është partia që ai drejton – NISMA për Kosovën.

“Nga Prizreni kanë hequr dorë partitë. Ajo parti e dytë (LDK) që shpresonte se do ta ndryshonte gjendjen është bërë copa copa. Ju e dini më mirë”, ka thënë Limaj, në Kuvendin Zgjedhor të NSIMA-s në Prizren.

“Ajo (LDK) ka hequr dorë nga mundësia e ndryshimit. Të tjerat janë larg dhe po mbesim ne”, ka shtuar ai, njofton Gazeta Express.

Fatmir Limaj ka thënë se pushteti i sotëm po e dëshiron vetëm qetësinë dhe vjedhjen e jo aktivizmin.

“Duhet t’i aktivizojmë djema e vajza në frymën e ndryshimit”, ka thënë Limaj.

Me këtë rast, i pari i Nismës për Kosovën ka thënë se duhet të ketë sa më shume aktivitete pasi zgjedhjet janë afër. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark