Insajderi
Lajme

Thaçi pritet nga zyrtarët më të lartë të Sllovenisë

Insajderi
05 June 2016 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare dyditore në Slloveni, ku do të pritet nga homologu i tij, presidenti slloven Borut Pahor dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Thaçi fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin Pahor, me të cilin më pas do të dalin për një konferencë të përbashkët për medie.

Më pas, i pari i vendit do të ketë një drekë pune, me nikoqir kryeministrin slloven, Miro Cerar.

Pasdite, presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviq.

Ditën e parë të vizitës zyrtare shtetit slloven presidenti Thaçi do ta mbyll me një darkë zyrtare të shtruar nga homologu i tij slloven, Borut Pahor, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e biznesit Slloveni-Kosovë, të organizuar nga Oda për Ekonomi dhe Industri e Sllovenisë, ku do të pritet nga presidenti slloven Pahor dhe zëvendëspresidenti i odës, Martin Novshak.

Me këtë rast, presidenti Thaçi do të mbajë një fjalë rasti para të pranishmëve. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark