
Nënshkruan shtatë marrëveshje në mbledhjen e tretë mes dy qeverive shqiptare. Të dy kabinetet që bashkë kanë 42 ministra, nga të cilët 33 janë burra dhe vetëm 9 gra ishin të pranishëm në takim.
Por në takim nuk ishte një ministër që kishte për detyrë të nënshkruaj një marrëveshje që po arrihej mes palëve, njofton Tribuna.
Ishte, ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, ai që e nuk vuri firmën në Marrëveshjen e Partneritetit për Bashkëpunim Ndër-Kufitar ndërmjet dy shteteve.
Edhe pse të gjitha marrëveshjet u nënshkruan në nivel ministrash, në emër të Ministrisë së Pushtetit Lokal, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri Bajram Gecaj.
Por Gecaj nuk ka pranuar të flasë për mos-nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e ministrit Mariq. /Insajderi.com