Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për këtë javë

Insajderi
06 June 2016 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj jave parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat ditën e hënë vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Sipas IHMK-së, të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot  me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Gjatë ditës së enjte dhe të premte serish parashihet të ketë shi duke përfshirë vetëm disa lokalitete” .

“Temperaturat maksimale do ti ruajnë këto vlera , derisa minimalet do të zbresin për 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark