Insajderi
Lajme

Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Insajderi
07 June 2016 - 09:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata e Botuesve të Kosovës do të organizojë Panairin e 18-të të librit, i cili do të mbahet nga 7-12 qershori në ambientet e Pallatit të Rinisë.

Ky panair, do të ketë një varg aktivitetesh të cilat përkojnë me përvjetorë të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore si:

Shoqata e Botuesve të Kosovës, për këtë vit ka paraparë informimin e përditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe digjital, përmes faqes ëëë.panairilibrit.com.

Në kuadër të Panairit të Librit, SHBK-ja ka paraparë darkë solemne më 9 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor, në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë, ndërsa do të mbyllet më 12 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.

Në Panair pritet të mar rin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, ku do të prezantohen rreth 1,200 tituj të ri, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit do të jetë rreth 4.500, njofton televizioni publik.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 38.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark