Insajderi
Lajme

Arrestohet në aeroport kosovari që dyshohet për “kontrabandim me migrantë”

Insajderi
07 June 2016 - 17:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një kosovarë me nënshtetësi zvicerane me inicialet P.A  – i lindur në Gjilan, është arrestuar sot në aeroportin “Adem Jashari” nga Policia e Kosovës, pasi dyshohej për “kontrabandim me migrantë”.

Siç njofton Policia e Kosovës, personi që dyshohet për kontrabandim të migrantëve është kërkuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare.

“Për personin e dyshuar ka ekzistuar  dyshimi i bazuar se i njëjti kohë më pare ka kryer vepër penale  “Kontrabandim me Migrantë”,  vepër penale kjo e sanksionuar  në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 170 të“, thuhet në njoftimin e PDK-së, raporton Insajderi.

Pas konfiskimit të dokumentacioneve,  Agjencioni  Kosovar i Forenzikës ka bërë ekzaminimin e tyre dhe të njëjtat kanë rezultuar të falsifikuara.

Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark