Sulmohet edhe një spital në Siri – së paku 15 të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmohet edhe një spital në Siri – së paku 15 të vdekur

    Insajderi
    08 June 2016 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 15 persona raportohet se kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar pas një serie sulmeve në qytetin e Aleppos në Siri.

    Një nga sulmet ndodhi në një spital të improvizuar.  Është raportuar se disa trupa janë tërhequr nga ndërtesa gjysmë e shkatërruar.

    Spitalet janë bërë cak i shpeshtë i sulmeve kohëve të fundit, njofton BBC.

    Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por forcat qeveritare po tentojnë të kthejnë nën kontroll qytetin e ndarë.

    Presidenti Al-Assad ka premtuar se do të kthejë çdo centimetër të qytetit.

    Aleppo do të jetë varreza ku shpresat e ëndrrat  e presidentit turk Erdogan do të varrosen, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark