Insajderi
Lajme

AGK pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve

Insajderi
08 June 2016 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është pranuar sot në Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), pas vendimit që është marrë në kongresin e 29-të të IFJ-së në Angers të Francës.

Sipas njoftimit të AGK-së, pranimi i gazetarëve të Kosovës në institucionin përkatës ndërkombëtarë ka ardhur pas përmbushjes së të gjitha kërkesave të kërkuara.

“Pranimi vjen si rezultat i përmbushjes të se gjitha kritereve të kërkuara. Asociacioni në këtë kongres përfaqësohet nga unë si kryetar dhe nga anëtari i bordit Fidan Rama me të cilin kemi raportuar në sesionin e parë para komisionit”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të IFJ-së, udhëheqësit e AGK-së do të jenë edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Duhet thënë se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota.  /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark