ATK ka konfiskuar 143 printerë jo-fiskal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ATK ka konfiskuar 143 printerë jo-fiskal

    Insajderi
    08 June 2016 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Tatimor e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar aktivitete shtesë edhe pas orarit të punës për të monitoruar situatën e pajisjes me arka fiskale të bizneseve.

    Si rezultat, ATK njofton se ka konfiskuar 143 printerë jo-fiskal dhe ka lëshuar 782 gjoba në vlerë prej 133 mijë eurove për bizneset të cilat nuk janë pajisë me arka fiskale.

    Gjithashtu, në këtë pesë mujor nga aktivitete e realizuara në terren janë mbyllur pesë (5) njësi të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e  Prishtinës, ka njoftuar ATK përmes një komunikate për media.

    Sa i përket inkasimit të të hyrave, ATK në këtë pesë mujor ka mbledhur 156 mil€ tatime, (përkatësisht 10 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraprak) dhe  52.4 mil€ Kontribute Pensionale./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark