Insajderi
Lajme

Ermira Mehmeti largohet nga politika pas skandalit me përgjime

Insajderi
09 June 2016 - 14:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ermira Mehmeti do te largohet përfundimisht nga politika dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Lajmi behet i ditur nga  Lajmpress. Portali nga Shkupi ka mësuar  se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e Shkupit. Vendimi do të nënshkruhet nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi.

Ermira Mehmeti është e njohur në opinionin politik që nga viti 2002. Per një kohë të gjatë ajo ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish-zv/kryeministrit Musa Xhaferi.

Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe u angazhua në pozitat më të larta në parti. Disa jave me pare ne disa media u publikuan disa audiopergjime, te prerenduara si biseda intime mes zonjes Mehmeti dhe zv/kryeministrit Xhaferri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark