Insajderi
Lajme

Librat e imamit të dyshuar për nxitje urrejtje në Panairin e Prishtinës

Insajderi
09 June 2016 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Panairi i Librit në Prishtinë, është duke e zhvilluar edicionin e  18-të duke bërë  bashkë mbi 100 shtëpi botuese në Pallatin e Rinisë, dhe si çdo vit, vend të rëndësishëm në këtë panair kanë zënë edhe shtëpi botuese që botojnë libra fetar.

Por për dallim prej viteve të kaluara, Insajderi ka gjetur se një shtand të posaçëm e ka zënë edhe shtëpia që boton librat e ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

20160609_140951

I dyshuar për nxitje të urrejtjes fetare, imami Shefqet Krasniqi, në janar të vitit 2015 ishte shkarkuar edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, nga posti i imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, raporton Insajderi.

Imami kontrovers, pos veprës për nxitje të urrejtjes e mosdurim fetar, në shtator të vitit 2014 ishte akuzuar edhe për pastrim parash.

20160609_141044

Disa nga titujt e librave të imamit, janë edhe “Kiameti është afër”, “Shtatë mëkatet shkatërruese” e deri tek “Shtatë grupet e lumtura, Ditën e Gjykimit”./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark