Insajderi
Lajme

Zgjatet mandati i EULEX-it edhe për dy vite të tjera

Insajderi
10 June 2016 - 09:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Misioni i EULEX-it do të qëndrojë edhe për dy vite të tjera në Kosovë.  Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Javë më parë u njoftua se autoritet e Prishtinës dhe ato të Bashkimit Evropian, tashmë janë në fazën finale të bisedimeve për vazhdimin e mandatit të misionit të misionit EULEX në Kosovë. Ky mision në bazë të një marrëveshjeje të dy vjetëve më parë do të duhej të largohej nga Kosova me 16 qershor të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës ka pranuar se  institucionet e Kosovës nuk kanë t’i menaxhojnë disa situata në mënyrë që të japin argumente se EULEX-i duhet të largohet nga Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark