Insajderi
Lajme

Kombëtarja mbërrin në Lens për stërvitjen e parë [Foto]

Insajderi
10 June 2016 - 15:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas stërvitjes së fundit në stadiumin “Iv Lezhano”, sot Kombëtarja la hotelin në të cilin ishte akomoduar më parë dhe në orët e mesditës mbërriti në Lens, qytet në të cilin nesër do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Disa foto të publikuara nga faqja zyrtare e FSHF-së, shfaqin futbollistët e Kombëtares duke zbritur nga autobusi pranë zonës ku do të kryejnë stërvitjen e pasdites, shkruan Panorama-Sport.

komb2

Stërvitja e fundit në stadiumin “Bollaert Delelis” është programuar për në orën 18:30, ndërsa në 17:45 përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp do të dalë trajneri De Biazi dhe kapiteni Cana.

Paraditen e djeshme kuqezinjtë pushuan në prag të debutimit në Europian, ndërsa pasdite trajneri De Biazi thirri futbollistët për një mbledhje. Skuadra analizoi me video kundërshtarin, duke ndjekur disa nga ndeshjet e fundit të Zvicrës. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark