Insajderi
Lajme

Arrestohet gjakovari pasi ia drejtoi revolën policisë

Insajderi
12 June 2016 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të shtunën në Gjakovë rreth orës 18:00, është arrestuar një person pasi i njëjti është ndaluar në një pikë kontrolli dhe nga brezi ka nxjerrë revolen dhe u ka drejtuar zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Policia ka reaguar shpejtë duke i larguar revolen nga dora dhe çdo gjë ka kaluar pa pasoja, kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, thuhet se është bastisur edhe shtëpia e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar një Pistoletë 7.65m me pesë fishek, një pushkë gjuetie GAO Univerzal USSA me katër fishek 12mm dhe 23 fishek.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark