Insajderi
Botë

Obama: Sulmi në “gay club” akt terrorist

Insajderi
12 June 2016 - 20:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se sulmi në klubin e natës në Orlando ka qenë “akt terrorizmi” dhe “akt i urrejtjes”, raporton AP.

Ai ka bërë të ditur se FBI po e heton atë si një akt terrorizmi dhe se SHBA’ja nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të përcaktuar nëse sulmuesi ka pasur lidhje me grupe terroriste.

Obama ka folur nga Shtëpia e Bardhë, pasi 50 njerëz janë vrarë në një klub nate në Florida. Zyrtarët kanë thënë se edhe 53 persona të tjerë janë hospitalizuar.

Presidenti amerikan ka theksuar faktin se sulmuesi ka pasur në shënjestër një klub nate të homoseksualëve.

Ai ka thënë se ky është një “përkujtues” se një sulm ndaj çdo amerikani është sulm “ndaj të gjithë neve”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark