Ligji për parti politike parandalon keqpërdorimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për parti politike parandalon keqpërdorimet

    Insajderi
    13 June 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Florian Dushi, ka thënë se Kosova në procesin e reformimit dhe kompletimit të infrastrukturës së saj ligjore duhet ta ketë edhe ligjin për subjektet politike.

    Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se nevoja për nxjerrjen e këtij ligji, nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Kosovë, është e madhe dhe urgjente.

    Sipas Dushit, ky ligj do kontribuonte në demokracinë dhe transparencën e partive politike. Ai ka thënë se ende ka kohë të mjaftueshme që të përfundojë reforma zgjedhore, e cila, sipas Dushit, duhet të sigurojë dhe garantojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

    Ai e ka quajtur joserioze kërkesën e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, pa u plotësuar paraprakisht asnjë kusht kushtetues e ligjor dhe pa ndodhur reforma zgjedhore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark