
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) ka njoftuar se dy persona që i takojnë komunitetit LGBT në Kosovë janë sulmuar në Ferizaj.
Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe në fytyrë, dhe ka kërkuar tretman mjekësor.
Përmes një komunikate për media, CSGP bënë thirrje institucioneve që të punojnë më shumë për të parandaluar raste të tilla.
“I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të ndërmarrin masat e nevojshme në vetëdijesimin e popullsisë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të parandalohen rastet e tilla”, thuhet në komunikatën e CSGD.
Incidenti ka filluar me ngacmim verbal pastaj edhe fizik ndaj dy personave të Komunitetit LGBT në vendin e tyre të punës, njofton CSGD.