
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka njoftuar se në adresën e tij i ka shkuar libri i Zejnullah Grudës që lideri i AAK-së dhe ai i Nismës ua kanë dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj të shtunën i kanë blerë 75 libra “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” (Demarkacioni i vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi në historik, ish-jugosllav dhe të së drejtës ndërkombëtare), të autorit Zejnullah Gruda.
Lajmin për këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook, duke thënë se kolegët deputetë që dërguan librin kanë harruar ta nënshkruajnë atë.
Besoj në vullnetin e mirë të opozitës që së shpejti të ulemi së bashku në institucione (komisione parlamentare dhe seancë plenare) për të debatuar haptas për Demarkacionin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi.