Jahjaga pjesë e Samitit të Grave organizuar nga Shtëpia e Bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga pjesë e Samitit të Grave organizuar nga Shtëpia e Bardhë

    Insajderi
    14 June 2016 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë si e ftuar në Samitin The United State of Ëomen, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, hapjen zyrtare të të cilit do ta bëjnë Presidenti dhe Zonja e Parë të SHBA-ve, Barack dhe Michelle Obama dhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

    Sipas një postimi në faqen e saj në Facebook, pjesë e këtij samiti në të cilën po merr pjesë edhe ish-presidentja Jahhaga, janë gra të suksesshme aktore të mirënjohura, biznesmene e politikane, si astronauten Christina Koch, aktoren Meryl Streep, pronaren mediatike Oprah Winfrey, aktivisten e të drejtave të grave Gloria Steinem, Gina Tesla nga korporata IBM, Caryl Stern, presidente e Fondit të SHBA-ve për UNICEF-in,  Reshma Saujani, krijuesja e organizatës Girls Ëho Code, Lakshmi Puri, zëvendës drejtoresha ekzekutive e Grave të OKB-së, dhe shumë të tjera.

    “Të gjitha këto gra që kanë thyer barriera me përpjekjet e tyre për t’u ngjitur nëpër majat e suksesit që njëkohësisht kanë përmirësuar pozitën e gruas”, thuhet në postimin e Jahjagës në Facebook.

    Samiti i sivjetmë, shënon arritjet e deritashme, por synon edhe të identifikojë barrierat dhe t’i adresojë ato, në mënyrë që të bëhen ndryshime rrënjësore në ndërtimin e një të ardhmeje me barazi të plotë gjinore, shkruan Jahjaga.

    Me moton “Sot e ndryshojmë të nesërmen”, do të diskutohet për fuqizimin e grave në ekonomi, shëndetin dhe mirëqenien e tyre, mundësitë për edukim, dhunën kundër grave, ndërmarrësinë, lidershipin dhe angazhimin qytetar të tyre./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark