Insajderi
Botë

Rrëfimi i të mbijetuarit në Orlando që u desh të shtirej si i vdekur

Insajderi
14 June 2016 - 23:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“M’u desh të shtiresha si i vdekur për të shpëtuar”, kjo është pjesë nga rrëfimi i njërit prej të mbijetuarve të paktë të masakrës në klubin e homoseksualëve të Orlandos, në SHBA. Angel Coton thotë se ka shpëtuar prej një mrekullie.

“Ne të gjithë po kalonim shumë mirë, po pinim diçka e madje nuk do të qëndronim edhe shumë gjatë. Nuk kishte drama, vetëm buzëqeshje. Kur disa çaste më vonë u dëgjua një krismë e madhe. Nisëm të përqafonim njëri-tjetrin dhe vrapuam. Unë u plagosa 3 herë në këmbë, ndaj u rrëzova. Të tjerët nisën të kalonin mbi trupin tim për të shpëtuar”, tha i mbijetuari.

Por duket se çasti më i tmerrshëm për të nuk kishte ardhur ende.

“Në këtë moment dikush u fut në dhomë. Ai qëlloi vajzën ngjitur me mua. Aty mendova: tani është radha ime, jam i vdekur. Ai shkrepi armën, por për fat të mirë plumbi nuk më kapi kokën, por dorën. Me siguri ka kujtuar se unë isha i vdekur dhe u largua”, tha i mbijetuari.

Për të mbijetuarin, oficeri i policisë që e largoi më pas ishte një hero, të cilin tani kërkoi ta njihte personalisht. Omar Mateen, agresori i kësaj masakre rezulton se ka qenë një klient i rregullt i “Pulse Club”, ku kreu edhe vrasjet më të rënda në SHBA të viteve të fundit./TCH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark