Insajderi
Lajme

Presidenti Thaçi takoi Papa Françeskun

Insajderi
16 June 2016 - 14:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ashtu siç u paralajmëruar të mërkurën, Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Itali, sot është takuar në audiencën private me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.

Paqe, mirëqenie, dialog e pajtim, ishin mesazhet e Atit të Shenjtë. Ndërsa, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës  në mes popujve me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike.

Presidenti Thaçi,  ndër të tjera, ka falënderuar Selinë e Shenjte për ndihmën dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Presidenti Thaçi, gjate vizitës në  Selinë e Shenjtë ka takuar edhe kardinalin Gallager që shërben edhe si ministër i Jashtëm i Vatikanit, njofton televizioni publik.

Gallager u shpreh se paqja dhe mirëqenia e popullit të Kosovës, është ajo për të cilën e dëshiron Papa dhe Selia e Shenjtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark