Ashtu siç u paralajmëruar të mërkurën, Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Itali, sot është takuar në audiencën private me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.
Paqe, mirëqenie, dialog e pajtim, ishin mesazhet e Atit të Shenjtë. Ndërsa, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës në mes popujve me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike.
Presidenti Thaçi, ndër të tjera, ka falënderuar Selinë e Shenjte për ndihmën dhe përkushtimin ndaj Kosovës.
Presidenti Thaçi, gjate vizitës në Selinë e Shenjtë ka takuar edhe kardinalin Gallager që shërben edhe si ministër i Jashtëm i Vatikanit, njofton televizioni publik.
Gallager u shpreh se paqja dhe mirëqenia e popullit të Kosovës, është ajo për të cilën e dëshiron Papa dhe Selia e Shenjtë.