Papërgjegjësia e Hajredin Kuçit para të zgjedhurve të popullit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Papërgjegjësia e Hajredin Kuçit para të zgjedhurve të popullit

    Insajderi
    17 June 2016 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ratifikimi i marrëveshjes për zgjatjen e mandatit të EULEX-it është shtyrë sërish edhe të premten.  Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë, që është dashur të prezantojë para deputetëve dy projektligjet të cilat mundësojnë zgjatjen e misionit të EULEX-it deri në vitin 2018, ka zgjedhur të marrë pjesë në një ceremoni të venis së gurthemelit të shtatores së Ukshin Hotit në Prizren.

    Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, që po zëvendëson kryetarin Kadri Veseli, i cili po ashtu është në Prizren, u detyrua të mbyllë seancën meqë kur ka ftuar ministrin Kucin të marrë fjalën, ai nuk ka qenë prezent në sallë.

    Vazhdimi i mandatit të EULEX-it ka qenë temë kryesor e ditëve të fundit.  Kuvendi nuk arriti që të miratojë këtë marrëveshje të enjten meqë në rend dite kisht edhe pika të tjera.

    Aktualisht, misioni i EULEX-it është pa mandat ndërsa për këtë arsye kishte shtyrë edhe një seancë ndaj ish-deputetit Azem Syla.

    Sipas marrëveshjes së arritur me BE-në, EULEX-i do të qëndrojë në Kosovë deri në qershor të vitit 2018/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark