Agani aludon se do të dorëhiqet nga posti i ministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agani aludon se do të dorëhiqet nga posti i ministrit

    Insajderi
    17 June 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ndaj të cilit Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitëz zyrtare, ka lënë të nënkuptohet se dëshiron që të largohet nga Qeveria e Kosovës deri sa të mbarojë procesi gjyqsorë ndaj tij.

    Ai ka thënë se nuk dëshiron që të punoi “nën presionin e akuzës”.

    ’Të vetmet deklarata përkitazi me këtë çështje, sa më përket mua, deri në përfundim të saj do t’i japin organet e drejtësisë. Çështja është bërë gjyqësore, dihet se për çka jam i akuzuar dhe e vetmja që tash më intereson është verdikti sa më i shpejtë dhe përfundimtar i organeve të drejtësisë gjyqësore mbi pafajësinë time të plotë”m ka thënë ai.

    “Unë nuk jam i interesuar ta ushtroj detyrën nën presionin e akuzës dhe përfundimisht jam për atë që parimi i pastërtisë duhet me u respektu në çdo qeverisje. Jemi në bisedime edhe me partnerët e koalicionit, edhe me kryeministrin dhe të shohim çka do të ndërmarrë”, ka thënë Agani për REL.

    Zyra e Kryeprokurorit të shtetit ngriti të mërkurën një aktakuzë ndaj ministrit Agani dhe 63 personave të tjerë. Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se aktakuza është ngritur ndaj një grupi të mjekëve për shpërdorim të detyrës dhe fondeve për dërgim të pacientëve kosovarë për shërim jashtë vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark