Kompania nga Malisheva mohon se po ndërton shtatoren e Car Lazarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania nga Malisheva mohon se po ndërton shtatoren e Car Lazarit

    Insajderi
    18 June 2016 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Dragobil nga Malisheva ka mohuar raportimet mediale të publikuar në mediat kosovare në të cilat thuhej se kjo kompani është kontraktuar për ndërtimin e shtatores së Car Lazarit në veri të Mitrovicës.

    Drejtori i kompanisë, Zenun Paçarizi, i ka thënë Insajderit se kompania e tij nuk do të kryej asnjë punë lidhur me këtë projekt.  Zenuni ka thënë se nuk ka qenë në dijeni as për raportimet në mediat lidhur me përfshirjen e kompanisë së tij në këtë projekt.

    Të shtunën, disa media në Kosove raportuan se një shtatore me përmasa gjigante Car Lazarit do të ngritet më 28 qershor, ditën e Vidovdanit në qendër të veriut të Mitrovicës.  Ndërtimi shtatores thuhet të jetë përkrahur nga Qeveria e Serbisë dhe do të jetë e gjatë rreth 17 metra./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark