Insajderi
Botë

Arrestohet profesoresha nga e cila u “fye” Erdogani

Insajderi
21 June 2016 - 18:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një profesoreshë universitare u largua nga posti i saj për shkak se presidenti turk u ndje i fyer nga një ligjëratë të cilën ajo e kishte mbajtur.

Universiteti “Bilgi” konfirmoi se profesoresha Zeynep Sayın Balcikoglu u largua për shkak se fyeu presidentin turk gjatë një kursi ne Universitet, një ditë pasi kishte ligjëruar, raporton “Independent”.

Profesoresha Balcikoglu, e cila ishte ligjëruese në Fakultetit te Komunikimit, u përjashtua posa zyra e rektorit kuptoi për incidentin.

‘’Zyra e rektorit menjëherë dha udhëzime për të analizuar incidentin dhe rrjedhimisht te hapet një hetim për këtë rast”, shkruajnë mediat turke, raporton Insajderi.

Në Turqi është e ndaluar të flasësh kundër Qeverisë apo çdo institucioni shtetëror. Në rast se ndodh, qytetari mund të vuaj pasojat e dënimit.

Një profesor britanik i cili ligjëronte Shkencat Kompjuterike u arrestua në muajin mars po në këtë Universitet, duke thënë se u akuzua për nxitje te terrorizmit./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark