
Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit pa licencë që dhunoi fëmijën 3 vjeç pranon krimin. Me lot në sy, ajo ka pranuar se e kishte dhunuar fëmijën 3 vjeç por ka qenë rasti i vetëm.
Mësohet se Shabani ka shfajësuar veten me argumentin se goditja e fëmijës ka qenë në një moment nervozizmi por që asnjëherë tjetër nuk ka dhunuar ndonjë fëmijë.
Ajo ka pretenduar se në pamjet filmike bruto, ka edhe moment kur fëmija përqafohet dhe i dhurohet dashuri dh nuk është ajo sjella e përditshme.
Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia dhe prokuroria ka ngritur dyshime se pamjet e shfaqura nuk janë të vetmet në këtë kopsht. Pasi edhe prind të tjerë kanë pretenduar se fëmijët ju dhunoheshin herë pas here.
Nga ana tjetër, janë marr në pyetje edhe edukatorët e këtij kopshti, të cilët kanë pranuar dhunën e administratores. Ende nuk është vendosur se çfarë qëndrimi do të mbahet për edukatoret e këtij kopshti, te cilat kanë parë dhunën e shefes së tyre dhe nuk e kanë denoncuar.
Të pyetur për këtë fakt, ata janë shprehur se kishin frikë të denonconin pasi do tre largoheshin nga puna. Veç administratores dhe edukatoreve të kopshtit, policia ka marr në pyetje edhe prindërit e fëmijës 3 vjeç, te cilët kanë treguar dhunë fizike që administratorja ushtronte ndaj fëmijës së tyre.
Për këtë dhunë, mësohet se policia i ka vënë në dispozicion një vendim ekspertimi prindërve të fëmijës 3 vjeç, duke i kërkuar ta dërgonin pranë Mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimin e dëmtimeve në trupin e fëmijës së vogël.
Përgjigjja e këtij ekspertimi, mësohet se do të përdoret nga prokurorët për t’i kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për administratoren e kopshtit Anjeza Shabani, raporton ABC news.
Për llogari të këtij hetimi, mësohet se prokurorët kanë urdhëruar sekuestrimin e pamjeve bruto të filmuara nga kamerat e emisionit investigativ ‘’STOP’’ ne TV KLAN, pamje të cilat do të administrohen me cilësinë e provës materiale.
Sipas këtyre pamjeve, të transmetuara në emisionin e mbrëmjes së të hënës, shfaqet administratorja e kopshtit Shabani duke dhunuar fëmijën 3 vjeç. Mbi Shabanin rëndojnë dy akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe keqtrajtimit të të miturve që rrezikon një dënim deri në 7 vjet burg.
Ndërkohë në ditët në vazhdim, pritet edhe ngritja e akuzave të tjera pasi kopshti funksiononte pa dokumentacionin përkatës. /Insajderi.com