Hashim Thaçi merr pjesë në hapjen e kanalit Panama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi merr pjesë në hapjen e kanalit Panama

    Insajderi
    21 June 2016 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëmbëdhjete drejtues të shteteve, përfshirë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kanalit të zgjeruar Panama, e cila do të mbahet të shtunën e ardhshme, raporton “La Vanguardia”.

    Përpos Thaçit, aty do të marrin pjesë edhe presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, ai i Kosta Rikës, Luis Guillermo Solis, ai i Hundurasit, Juan Orlando Hernandez, e deri tek ai i Tajvanit Tsai Ing-wen, raporton Insajderi.

    Projekti  për zgjerimin e “Panama Canal” do të mundësojë rritjen ekonomike në Amerikë, dhe ka filluar të ndërtohet qysh në vitin 2007 që ka kushtuar 5.2 miliardë dollarë.

    Në ndërkohë, presidenti Thaçi nuk e ka lajmëruar pjesëmarrjen në këtë ngjarje e cila ka rëndësi të madhe për tregtinë Azi-Amerikë por që nuk ka ndonjë rëndësi për Kosovën dhe ekonominë apo tregtinë e vendit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark