Insajderi
Lajme

Profesori amerikan shpjegon mënyrën e parandalimit të ekstremizmit në Kosovë

Insajderi
22 June 2016 - 17:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori amerikan, David Philips , njëkohësisht drejtor i projektit të “Ndërtimit të Paqes” në Universitetin e Kolumbias në New York, thotë se lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të bëhet vetëm përmes institucioneve të sigurisë, por duke forcuar nivelin e arsimit në Kosovë.

Sipas tij, mungesa e perspektivës i detyron shumë të rinj që t’i bashkëngjiten grupeve ekstremiste, raporton Insajderi.

“Mundësitë për të rinjtë, promovimi i vendeve të punës, zhvillimi ekonomik, mediet në përgjithësi që përçojnë mesazhe konstruktive, bashkëpunimi me imamët në nivelin lokal që ata të bëhen ‘kampion’ në moderim, janë mjete të lehta në luftimin e ekstremizmit”.

“Sigurisht që çështjet e sigurisë janë shumë me rëndësi. Nuk mund t’i minimizojmë. Luftimi i ekstremizmit nuk do të ndodhë vetëm me institucionet e sigurisë, por me adresimin e këtyre problemeve si dhe më e rëndësishmja, në përmirësimin e nivelit të arsimit”, tha Philips, njofton Radio Evropa e Lirë.

Philipps është profesor i diplomacisë edhe në Universitetin e Vjenës, derisa më parë ka punuar edhe si ekspert i çështjeve të huaja në Departamentin e Shtetit në ShBA. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark