Insajderi
Lajme

Heshtja ndaj pagës marramendëse të drejtorit të kursimeve pensionale

Insajderi
22 June 2016 - 21:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pagë fiks 5 mijë e 223 euro, por kur ai nuk dëshiron të flas për këtë çështje përkundër faktit se shoqëria civile kërkon që të hapet debat nëse ai e meriton pagën që është dhjetë herë më e madhe sesa një pension mujor për një pensionist në Kosovë.

paga

Është ky Adrian Zalli, i cili gjithashtu siç raporton Klan Kosova, refuzon edhe të flas për pagën e tij, përkundër faktit se  drejtuesi i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publik, Faton Topalli dhe organizata “Çohu” po kërkojnë që Qeveria ose Kuvendi të ndërmarrin masa që paga e Zallit të mos të mbetet në këtë nivel.

Ardian Zalli, ka disa vite që refuzon të flas për pagën e tij e në të njëjtën kohë edhe Qeveria e Kuvendi refuzojnë në heshtje që të ulin apo balancojnë pagën e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark