
“Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, është i pandalshëm”. Kështu i është kundërpërgjigjur Rusisë ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëherit Ministri i Punëve të Jashtme , Enver Hoxhaj.
Krejt ky reagim erdhi pasi Rusia e ka injoruar Kosovën, duke tentuar ndalimin e anëtarësimit të saj në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit – PCA.
Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) në Hagë e ka lejuar Kosovën që të anëtarësohet, pasi e ka injoruar argumentet e atyre vendeve që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës duke menduar se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe janë shkelur rregulat ndërkombëtare, njofton Insajderi
“Një përgjigje për Rusinë, pranimi i Kosovës në PCA ishte ligjërisht dhe proceduralisht i saktë. Anëtarësimi ynë në organizatën ndërkombëtare është i pandalshëm”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë shtetit rus.
Kosova u inkuadrua me të drejta të plota, si anëtare e barabartë e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit javën që lamë pas. /Insajderi.com